Katalanët të vendosur për pavarësi nga Spanja
Qindra mijëra njerëz dolën sot në rrugët e qytetit spanjoll të Barcelonës për të deklaruar mbështetjen e tyre për një referendum të planifikuar mbi pavarësinë e Katalonjës nga Spanja pas përpjekjeve të qeverisë së Madridit për të bllokuar votimin e parashikuar.
Njerëzit nga qytetet dhe fshatrat në të gjithë Katalonjën udhëtuan për në kryeqytetin e rajonit të Katalonjës, ndërsa qyteti organizoi një marshim masiv në ditën 'Diada' të 11 shtatorit, që është dita që shënon rënien e Barcelonës nën sundimin e Spanjës më 1714. Organizatorët thanë se marshimi i këtij viti, një traditë e përdorur shpesh për të parashtruar kërkesa për një shtet të pavarur, do të anulojë përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar referendumin e 1 tetorit. Udhëheqësit rajonalë janë zotuar të shkojnë përpara me votimin pavarësisht kritikave nga Madridi se referendumi është i paligjshëm. Gjykata Kushtetuese e Spanjës lëshoi një vendim të enjten e kaluar për pezullimin e referendumit. Kjo erdhi pasi kryeministri Mariano Rajoy, në një prononcim të tij për media, tha se organizimi i referendumit në rajonin e Katalonies bie ndesh me kushtetutën dhe qeveria do të marrë të gjitha masat për parandalimin e tij. Lëvizja për pavarësinë e Katalonjës, rajon ky që paraqet një të pestën e ekonomisë spanjolle, është sfidë direkte për qeverinë qendrore konservatore të kryeministrit Mariano Rajoy i cili premtoi se do të bllokojë mbajtjen e një referendumi, në bazë të dispozitave kushtetuese. Kundërshtarët e pavarësisë kanë frikë se ndërhyrja e kryeministrit do të nxisë gjakrat e Katalonjës. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme kabinetit për të formalizuar një apel kundër pavarësisë së kërkuar nga presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont. Ky dokument më pas u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese duke pezulluar votimin deri në një votim përfundimtar mbi ligjshmërinë e saj, e cila mund të marrë disa vite. Presidenti i Katalonjës nënshkroi disa ditë më parë një dekret ku kërkonte një referendum mbi pavarësinë që do të mbahej, sipas tij, më 9 nëntor, duke e vënë përballë qeverisë qëndrore, e cila pretendon se një votim i tillë është i paligjshëm. Rajoni i pasur verilindor, i cili është përgjegjës për rreth 1/5 e ekonomisë së Spanjës, gëzon aktualisht gjuhën e saj dhe kulturën e dallueshme si dhe ka luftuar për një kohë të gjatë për vetëqeverisje. Sondazhet flasin për një shumicë të madhe katalanasish, të cilët janë pro mbajtjes së një referendumi për pavarësi, të cilët thuhet se janë inkurajuar shumë nga rezultati i ngushtë i referendumit të këtij muaji në Skoci. Ndërsa, qeveria spanjolle thotë se një referendum për pavarësinë e Katalonjës do të shkelte Kushtetutën e vitit 1978, hartuar në kohën kur Spanja po kalonte tranzicionin e saj drejt demokracisë. Ndërkaq, analistët politikë presin që lideri katalan të thërrasë zgjedhje të parakohshme pas bllokimit të votimit nga Madridi. Ai do të përdorë zgjedhjet si një mënyrë për t’iu dhënë katalanasve një shans për të votuar për pavarësi nga Spanja. Carles Puigdemont është nën presion nga partnerët separatistë të koalicionit për të shkuar në një referendum, edhe pse është deklaruar i paligjshëm. Refuzimi i Madridit për të lejuar një votim ka zemëruar shumë katalanasit edhe ata që janë në favor të bashkimit me Spanjën. Parlamenti i Katalonjës me 87 vota pro dhe 43 kundër, vendosi që Madridit t’ia dërgojë peticionin ku kërkohet mbajtja e referendumit për të ardhmen e këtij rajoni në veri të Spanjës, e cila tashmë ka një nivel të lartë të autonomisë. Partia CiU në pushtet, e presidentit të qeverisë rajonale të Katalunjës, nacionalisti Artur Mas, si dhe partia e Pavarësisë në opozitë, ERC, kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e një referendumi, për Pavarësinë e Katalunjës në 1 Tetor 2017."Kemi arritur një akord për të mbajtur referendumin gjatë vitit 2017”, ka deklaruar zyra e shtypit të ERC-së. “Po, ka një marrëveshje”, gjithnjë për referendumin, ka konfirmuar zëdhënësi i CiU-së. “Por, nuk kemi ende një datë ekzakte se kur do të mbahet ai”, ka shtuar ai. Katalunja përfaqëson një komunitet autonom në Spanjë, me statusin zyrtar të një kombësie. Katalunja përfshin 4 provinca, Barcelona-n, Girona-n, Lleida-n dhe Tarragona-n. Kryeqyteti, dhe qyteti më i madh, është Barcelona, i cila është edhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë, pas Madrid-it. Ajo kufizohet me Francën e Andorrën në veri, si dhe me Detin Mesdhe në lindje. Rajonet fqinje të Spanjës janë Aragon dhe komuniteti Valencian, në perëndim dhe jug respektivisht.