Arrestohen dy gjermanë të tjerë në Turqi
Qeveria gjermane ka njoftuar se dy qytetarë të tjerë të këtij vendi janë arrestuar në Turqi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schaffer, tha se dy shtetas gjermanë që kanë origjinë turke u arrestuan të shtunën në Stamboll, Turqi, bën të ditur agjencia e lajmeve Associated Press nga Berlini. Schaffer tha se njëri prej tyre është liruar, por i dyti është ende në paraburgim. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schaffer po ashtu duke mohuar paralajmërimin e qeverisë turke për udhëtimin e shtetasve të vetë në Gjermani, ka thënë se Berlini nuk do të ndërmarrë asnjë veprim kundër asnjë shtetasi gjerman. Qeveria e Turqisë u ka tërhequr vërejtjen shtetasve turq që jetojnë ose udhëtojnë për në Gjermani, duke përmendur retorikën raciste në rritje, para zgjedhjeve parlamentare gjermane më 24 shtator. Në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme turke ka kërkuar që shtetasit e Turqisë “të kenë kujdes në Gjermani, ku ata mund të rrezikohen nga trajtimi ksenofobik apo racist”. Ministria, po ashtu, i ka këshilluar shtetasit që tu shmangen debateve politike dhe tubimeve para zgjedhjeve.