Papa: Trump të rishqyrtojë vendimin për dëbimin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58883-papa_trump_të_rishqyrtojë_vendimin_për_dëbimin_e_emigrantëve
Papa Françesku kërkoi sot që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të rishqyrtojë vendimin për dëbimin e emigrantëve të rinj të ardhur në SHBA në mënyrë të paligjshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 12, 2017 11:51 Europe/Tirane
  • Papa: Trump të rishqyrtojë vendimin për dëbimin e emigrantëve

Papa Françesku kërkoi sot që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të rishqyrtojë vendimin për dëbimin e emigrantëve të rinj të ardhur në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Unë e kam dëgjuar presidentin e SHBA-ve të flasë, duke e prezantuar veten si një njeri pro jetës. Nëse ai është pro saj, atëherë ai duhet të kuptojë se familja është burimi i jetës dhe ne duhet ta mbrojnë unitetin e saj”, deklaroi Papa Françesku. Javën e kaluar, presidenti amerikan njoftoi vendimin për anulimin e programit të ashtuquajtur, DACA, i ideuar dhe i zbatuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, në vitin 2012. DACA lejoi rreth 800000 të rinj që të mbeteshin në SHBA, të punonin dhe të shkolloheshin atje. Trump i ka kërkuar Kongresit që këtë akt ta zëvendësojë brenda gjashtë muajve.