Arrestohen 25 të dyshuar për lidhje me ISIS në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58891-arrestohen_25_të_dyshuar_për_lidhje_me_isis_në_stamboll
Policia turke të martën ka njoftuar se ka arrestuar 25 të dyshuar për lidhje me ISIS gjatë operacioneve të gjera në të gjithë qytetin e Stambolit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Arrestohen 25 të dyshuar për lidhje me ISIS në Stamboll

Policia turke të martën ka njoftuar se ka arrestuar 25 të dyshuar për lidhje me ISIS gjatë operacioneve të gjera në të gjithë qytetin e Stambolit.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, policia turke ka njoftuar se tre të dyshuar të arrestuar në këto operacione janë anëtarë të lartë të grupit terrorist ISIS. Në deklaratën e policisë po ashtu ëshët theksuar se 22 të dyshuar të tjerë në arrestuar në këto operacione kanë shtetësi të huaj. Qeveria turke gjatë viteve të fundit ka arrestuar mbi 5000 pjesëtarë të dyshuar të ISIS, ku rreth 3290 prej tyre kanë qenë të huaj nga 95 vende të ndryshme të botës. Autoritetet turke po ashtu kanë njoftuar mbi parandalimin e hyrjes së të paktën 38 mijë të dyshaurve të tjerë në këtë vend. Javën e kaluar policia turke ka qëlluar në këmbë një pjesëtar të ISIS i cili kishte për qëllim kryerjen e një shpërthimi terroist në afërsi të një stacioni policor në qytetin Marsin.