Zarif nesër viziton Rusinë
Shtator 12, 2017 10:08 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Iranit z. Mohamed Xhevad Zarif, në krye të një delegacioni, është planifikuar të udhëtojë të mërkurën në Soçi të Rusisë.
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë të Federatës Ruse, tha të martën zëdhënësi i ministrisë së jashtme Bahram z. Kasemi. Rusia dhe Irani kanë lidhje të mira diplomatike dhe marrëdhënie shumëdimensionale. Irani është një partner i rëndësishëm i Rusisë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, kishte thënë Alexander Zasypkin, ambasadori i Rusisë në Bejrut gjatë një interviste ekskluzive me agjencinë e lajmeve IRNA.
Tags