Grevë e 200 pilotëve të Air Berlin
Kompania Air Berlin, e cila ka shpallur falimentim, sot i ka anuluar afro 100 fluturime nga 750 fluturime gjithsej, pasi një numër i madh i pazakonshëm i pilotëve morën pushim mjekësor, duke e dëmtuar potencialisht përpjekjen për gjetjen e investitorëve të gatshëm për ta shpëtuar këtë kompani ajrore, që është e dyta më e madhja në Gjermani.
Air Berlin ka shpallur falimentim muajin e kaluar pasi aksionari kryesor, Etihad Airways, i ka tërhequr fondet pas disa vite të humbjeve financiare. Afro 100 fluturime janë anuluar sot në mëngjes, pasi 200 pilotë të kompanisë, Air Berlin, kanë marrë pushim mjekësor. Një burim industrial tha se Air Berlin mund të humbasë deri në 5 milionë euro në ditë, për shkak të anulimit të fluturimeve.