Gjermania ndërpret shtijen e armëve për Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58947-gjermania_ndërpret_shtijen_e_armëve_për_turqinë
Vetëm 2 javë nga arrestimi i një çifti gjerman në Stamboll, Sigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë, pasi përmendi rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Ankarasë, deklaroi se Berlini ka pezulluar kërkesat e Turqisë për blerjen e armatimeve. Pezullimi i shitjes së armëve mes këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje të Berlinit dhe Ankarasë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2017 04:43 Europe/Tirane
  • Gjermania ndërpret shtijen e armëve për Turqinë

Vetëm 2 javë nga arrestimi i një çifti gjerman në Stamboll, Sigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë, pasi përmendi rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Ankarasë, deklaroi se Berlini ka pezulluar kërkesat e Turqisë për blerjen e armatimeve. Pezullimi i shitjes së armëve mes këtyre dy vendeve anëtare të NATO-s ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje të Berlinit dhe Ankarasë.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë në një intervistë me gazetën gjermane "Hondelsbalt" ka thënë: Turqia ka bërë shumë kërkesa për blerjen e armëve gjermane, por Berlini shumicën e këtyre kërkesave i ka refuzuar për shkak të tensioneve midis këtyre dy vendeve. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, duke iu referuar marrëveshjeve të armëve të vendit të tij me Turqinë, ka thënë se turqit kanë bërë shumë kërkesa, por shumë prej tyre janë pezulluar përkohësisht nga Gjermania. Që nga fillimi i vitit, qeveria gjermane ka eksportuar armë me vlerë 25 milionë euro për Turqinë. Vendimi i Gjermanisë për t’i suspenduar të gjitha eksportet e mëdha të armëve në Turqi e dobëson luftën e Ankarasë kundër terrorizmit dhe e bën Evropën të prekshme, ka thënë sot ministri turk për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian, Omer Çelik. Çelik i bëri këto komente sot në Londër pasi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha dje se Berlini i ka suspenduar të gjitha eksportet e mëdha të armëve për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut në Turqi dhe për arsye se marrëdhëniet janë tensionuar shumë mes dy vendeve aleate të NATO-s. “Ministri i Jashtëm i Gjermanisë duhet t’i formulojë komentet seriozisht. Ato armë po përdoren në luftë kundër PKK-së dhe ISIS”, ka thënë Çelik. Ai i ka bërë thirrje Gjermanisë të mos i përziejë çështjet e sigurisë me diskutime politike. Turqia, vend anëtar i NATO-s, nënshkroi një marrëveshje polemizuese me Rusinë për të armatosur forcat e saj me raketa antiajrore ruse “S-400”. Presidenti Rexhep Taip Erdogan u shpreh se, Ankaraja e kishte paguar tashmë depozitën e marrëveshjes, që llogaritet në vlerën 2.5 miliardë dollarë. Këshilltari ushtarak i shefit të Kremlinit, Putin, Vladimir Kozhin thotë se kontrata me Ankaranë është e lidhur ngushtë me interesat strategjike të Moskës. “Kontrata është firmosur, e tani pritet zbatimi i saj. Në këtë pikë them se është i kuptueshëm reagimi i disa vendeve perëndimore, të cilat po përpiqen të ushtrojnë presion mbi Turqinë”, tha Vladimir Kozhin, këshilltar ushtarak i Kremlinit. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në Aleancën e Atlantikut Verior, anëtarëve të së cilës u kërkohet të blejnë sisteme armësh të pajtueshme. Pas një ashpërsimi të marrëdhënieve me Amerikën këto kohët e fundit, Ankaraja është afruar më shumë me Moskën. Rexhep Taip Erdogan, i cituar së fundi nga e përditshmja turke “Hurriyet”, shprehu pakënaqësi ndaj partnerëve perëndimore, për të cilët u ankua se kërkonin sasi të mëdha parash në këmbim të “drone”-ve ushtarakë. Javën e kaluar, sipas tij, forcat turke kanë vrarë 90 militantë kurdë, të cilët Erdogan i përshkroi si terroristë, duke përdorur “drone” të prodhuar në vend, sepse avionët e telekomanduar perëndimorë janë shumë të shtrenjtë. Sistemi i raketave ruse “S-400” ka një rreze veprimi prej 400 km dhe mund të godasë deri në 80 shënjestra njëkohësisht. Vlen të theksohet se këshilltari ushtarak i Vladimir Putin, Vladimir Kozhin tha se kontrata me Turqinë përputhej me interesat e tyre strategjike, e kjo sipas tij nënkupton se disa vende perëndimore që përpiqen t’i bëjnë presion Turqisë nuk do të reagojnë mirë.