Gjermania redukton marrëdhëniet ekonomike me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59241-gjermania_redukton_marrëdhëniet_ekonomike_me_turqinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Berlini planifikon të kufizojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Ankaranë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj qeverisë turke për të liruar shtetasit gjermanë të burgosur në vend për arsye politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2017 13:44 Europe/Tirane
  • Gjermania redukton marrëdhëniet ekonomike me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Berlini planifikon të kufizojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Ankaranë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj qeverisë turke për të liruar shtetasit gjermanë të burgosur në vend për arsye politike.

"Ne do të duhet të reduktojmë më tej bashkëpunimin tonë ekonomik me Turqinë dhe të rishqyrtojmë projektet", tha Merkel në një intervistë të së shtunës me gazetën Passauer Neue Presse në përgjigje të një pyetjeje se si mund të sigurohej lirimi i 12 të burgosurve gjermanë në Turqi. Të martën e kaluar, Merkel tha gjithashtu se Gjermania do të kufizonte shitjet e disa armëve në Turqi. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë janë tensionuar për një sërë çështjesh që nga dështimi i grushtit të shtetit 2016 kundër qeverisë në Ankara. Berlini ka qenë kritik ndaj goditjes së Ankarasë kundër opozitarëve dhe arrestimit të shtetasve gjermanë, ndërsa Turqia akuzon vendin evropian për strehimin e organizatave "terroriste", të cilat janë kundër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.