Negociatat mes qeverisë së Venezuelës dhe opozitës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59321-negociatat_mes_qeverisë_së_venezuelës_dhe_opozitës
Kryetarja e Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës theksoi se bisedimet midis qeverisë dhe opozitës kanë për qëllim kundërshtimin e ndërhyrjeve të huaja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2017 10:04 Europe/Tirane
  • Negociatat mes qeverisë së Venezuelës dhe opozitës

Kryetarja e Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës theksoi se bisedimet midis qeverisë dhe opozitës kanë për qëllim kundërshtimin e ndërhyrjeve të huaja.

Delcy Rodríguez, kryetare e Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, tha se bisedimet e qeverisë me opozitën duhet të jenë një mënyrë për t'u marrë me ndërhyrjen e huaj në vend, njofton rrjeti televiziv Hispan Tv. Kryetarja e Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës tha se disa nga kundërshtarët e qeverisë që kryenin veprime të dhunshme në trazirat e fundit u dënuan. Deklaratat e Delcy Rodriguez erdhën në një kohë kur Partia e Bashkimit Demokratik (MUD), një parti opozitare në Venezuelë, tha se qeveria venezueliane duhet të pajtohet me kushtet e opozitës për të vazhduar negociatat.