MPJ e Turqisë thërret ambasadorin e Gjermanisë në Ankara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59409-mpj_e_turqisë_thërret_ambasadorin_e_gjermanisë_në_ankara
"Dënojmë zhvillimin e një aktiviteti të mbajtur nga zgjerimet e organizatës terroriste PKK në qytetin Köln të Gjermanisë dhe lejimin e kryerjes së propagandës së terrorizmit"
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2017 10:58 Europe/Tirane
  • MPJ e Turqisë thërret ambasadorin e Gjermanisë në Ankara

"Dënojmë zhvillimin e një aktiviteti të mbajtur nga zgjerimet e organizatës terroriste PKK në qytetin Köln të Gjermanisë dhe lejimin e kryerjes së propagandës së terrorizmit"

Ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Martin Erdmann, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë në lidhje me aktivitetin e zhvilluar në qytetin Köln nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK. Ministria ka dënuar kryerjen e aktivitetit dhe lejimin e propagandës së terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë është theksuar se “Dënojmë zhvillimin e një aktiviteti të mbajtur nga zgjerimet e organizatës terroriste PKK në qytetin Köln të Gjermanisë dhe lejimin e kryerjes së propagandës së terrorizmit. Reagimi ynë i është shprehur në mënyrën më të fortë në prani të ambasadorit të Gjermanisë në Ankara i cili është thirrur në ministri.” Ndër të tjera në deklaratë theksohet se pavarësisht se sipas legjislacionit në Gjermani është e ndaluar, në kuadër të një festivali është mbajtur aktiviteti në fjalë propagandistik, ku është lejuar përdorimi i simboleve të organizatës terroriste PKK, hapja e posterit të kreut të saj Abdullah Öcalan si dhe leximi nga një prej krerëve të PKK-së i mesazhit që lavdëron terrorizmin.