ANEA thekson korrektësinë e Iranit
Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, edhe një herë theksoi korrektësinë e Iranit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
Jokia Amano, në konferencën për shtyp të ANEA, edhe njëherë theksoi se Irani ka respektuar marrëveshjen bërthamore me grupin 5+1. Gjatë kohës së deklaratës së tij ishte i pranishëm edhe Rick Perri sekretari amerikan i energjisë. Qeveria amerikane kohët e fundit ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe zotimeve të saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Shtëpia e bardhë ka pretenduar se Irani ka shkelur përmbajtjen e marrëveshjes dhe për këtë arsye qeveria e Donald Trump, presidentit amerikan, në muajin tetor do të shpallë veprimtarinë e saj rreth zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Deklarata e drejtorit të përgjithshëm të ANEA, që është organi më i lartë për monitorimin e aktiviteteve bërthamore të vendeve të ndryshme të botës dhe pohimi sipërfaqësor i shefit të diplomacisë amerikane për zbatimin teknik të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, e ka përballur shtëpinë e bardhë me një situatë të vështirë në çështjen bërthamore. Ben Rhodes, këshilltar i Barack Obamës, ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë: Tërheqja nga marrëveshja bërthamore, do të thotë humbje e kredibilitet të Amerikës për përpilimin e marrëveshjeve të tjera bërthamore. Sigurisht që Donald Trump u ka kërkuar këshilltarëve të tij që të vërtetojnë me fakte të dokumentuara shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Sigurisht në këtë mes bota ka një eksperiencë të hidhur lidhur me pretendimet e hedhura nga Amerika siç ishte pretendimi për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë në Irak, pretendime që u hodhën në bazë të dokumenteve dhe informacioneve të falsifikuara dhe që çuan në agresionin ndaj këtij vendi. Në këtë mënyrë rrjedhat ekstremiste dhe që janë kundër marrëveshjes bërthamore në Amerikë, në vend që të përballen direkt me Iranin dhe të pretendojnë për shkelje e marrëveshjes bërthamore nga ky vend, mundohen ta paraqesin Republikën Islamike të Iranit si kërcënim për rajonin dhe botën me qëllim që pala tjetër të mos jetë e detyruar të zbatojë angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Megjithatë deri më sot edhe kjo taktikë nuk ka dhënë rezultat për shkak të vazhdimit të bashkëpunimeve të Evropës, Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera të botës me Republikën Islamike të Iranit. Për këtë arsye shumë analistë dhe ekspertë kanë paralajmëruar se vazhdimi i politikave armiqësore dhe i pengesave që krijon Uashingtoni, në fund të fundit do të rezultojë me izolimin politik të Amerikës në botë dhe për pasojë do të ulë fuqinë ndikuese të këtij vendi në vendimet ndërkombëtare.