Franca dhe Irani theksojnë ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59593-franca_dhe_irani_theksojnë_ruajtjen_e_tërësisë_territoriale_të_irakut
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i jashtëm i Francës, theksuan ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2017 02:50 Europe/Tirane
  • Franca dhe Irani theksojnë ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i jashtëm i Francës, theksuan ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.

Muhamed Xhavad Zarif dhe Jean-Yves Le Drian u takuan dje në Nju Jork në kuadër të sesionit të radhës së AP të OKB. Të dy ministrat diskutuan për çështje të rajonit dhe sidomos për organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut nga ky vend dhe theksuan respektimin dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut. Masud Barzani ka caktuar 25 shtatorin si datën e organizimit të referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku. Edhe pse qeveria e Irakut, vende të rajonit dhe të botës kanë kundërshtuar organizimin e këtij referendumi, Masud Barzani i ka kërkuar popullit kurd të Irakut që të marrë pjesë në referendum.