Ngërçi për Brexit, May me propozim “tranzicional”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59699-ngërçi_për_brexit_may_me_propozim_tranzicional
Në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin në negociata, Theresa May do t’u thotë krerëve të Europës, që Brexit të shkojë mirë, përgjegjësia është e përbashkët.Në fjalimin e saj të parashikuar nga Firence,  kryeministrja britanike do të thotë se historia do të gjykojë Brexitin për vizionin e treguar nga palët dhe jo ndryshimet mes tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2017 13:28 Europe/Tirane
  • Ngërçi për Brexit, May me propozim “tranzicional”

Në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin në negociata, Theresa May do t’u thotë krerëve të Europës, që Brexit të shkojë mirë, përgjegjësia është e përbashkët.Në fjalimin e saj të parashikuar nga Firence,  kryeministrja britanike do të thotë se historia do të gjykojë Brexitin për vizionin e treguar nga palët dhe jo ndryshimet mes tyre.

May do të propozojë një marrëvshje dyvjeçare tranzicionale, pas marsit 2019 dhe para një pakti të përhershëm tregtar. Mediat prej ditësh thonë se propozimi i May mund të përfshijë pagesa prej 20 miliard eurosh që Londra do t’i bëjë Brukselit gjatë këtyre dy viteve. Nga zyrtarë të ndryshëm britanikë oferta që pritet të bëjë May konsiderohet e hapur dhe bujare dhe synon që të mbyllë boshllëkun në buxhetin e BE pas largimit të Britanisë në 2019-n. Sigurisht që May nuk pritet të thotë sa do të paguajë Britania, apo të sugjerojë se pagesat bëhen për qëndrimin në tregun e përbashkët, por pritet që kryeministrja britanike të thotë se nëse BE dhe Britania tregohen me imagjinatë dhe krijuese për raportin e ri, të dyja palët mund të jenë optimiste për të ardhmen.