Mogherini: Nuk mund të rinegociohet marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59927-mogherini_nuk_mund_të_rinegociohet_marrëveshja_bërthamore
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane në një intervistë me kanalin televiziv Sky News në gjuhën arabe, përsëri theksoi: "Nuk mund të rinegociohet marrëveshja bërthamore me Iranin".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2017 11:15 Europe/Tirane
  • Mogherini: Nuk mund të rinegociohet marrëveshja bërthamore

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane në një intervistë me kanalin televiziv Sky News në gjuhën arabe, përsëri theksoi: "Nuk mund të rinegociohet marrëveshja bërthamore me Iranin".

Federika Mogherini me këtë rast shtoi: "Marrëveshje bërthamore me Iranin ka qenë efikase dhe nuk duhet të zhvillohen negociata përsëri rreth saj, sepse 12 është biseduar në lidhje me këtë marrëveshje". Shefja e diplomacisë evropiane me këtë pretendim se marrëveshja bërthamore ka parandaluar përpjekjet e Iranit për të arritur në armët bërthamore, tha: "Nëse ekziston një marrëveshje e cila po zbatohet dhe ka qenë efikase, atëherë duhet ruajtur ajo. ANEA është një institucion për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe presidenti i Amerikës dhe presidenti i Francës nuk janë ata që mbikëqyrin zbatimin e kësaj marrëveshje. ANEA deri më tani shtatë herë me raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe ky institucion po vazhdon të konfirmojë një gjë të tillë".