Sulm i armatosur kundër një qendre ushtarake të Amerikës
Shtator 30, 2017 12:26 Europe/Tirane
Autoritetet amerikane kanë njoftuar për një sulm të armatosur të kryer në Fakultetin e Forcave Ajrore në shtetin Kolorado të SHBA-ve.
Gazeta britaneze "Daily Mail" në një raport të saj ka shkruar se autoritetet amerikane të shtunën ka konfirmuar një sulm të armatosur i kryer në Fakultetin e Forcave Ajrore në shtetin Kolorado të SHBA-ve. Studentët e Fakultetin e Forcave Ajrore në shtetin Kolorado kanë publikuar pamje që tregojnë praninë e një personi të armatosur në ambientin e këtij fakulteti. Sipas këtij raporti, ky person ka filluar të qëllojë me armë pasi komandanti i tij e kishte ndëshkuar atë për shkak të shpërndarjes së mesazheve raciste në ambientin e këtij fakulteti.
Tags