ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Las Vegas
Tetor 02, 2017 16:34 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësin e sulmit në Las Vegas, ku mbetën të vrarë rreth 58 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Në një komunikatë të publikuar në agjencinë e lajmeve “Amaq”, ISIS pohoi se sulmuesi ishte ushtar i ISIS. Grupi terrorist ka pohuar se Stephen Craig Paddock (64 vjec) u konvertua në islam pak kohë para sulmit. “Sulmi në Las Vegas u krye nga një ushtar i ISIS dhe ai e kreu atë në përgjigje të thirrjeve ndaj shteteve të synuara që ka koalicioni”, deklaroi agjencia e lajmeve Amaq në lidhje me koalicionin e udhëhequr nga SHBA në Lindjen e Mesme.
Tags