Skandale të reja të Ivanka Trump me bashkëshortin e saj
Revista "Politico" në një raport të saj ka zbuluar skandalet e reja të vajzës dhe dhëndrit të presidentit të Amerikës në përdorimin e një e-maili jo zyrtar.
Gazeta politiko së fundi duke cituar tre burime të informuar, në një artikull ka shkruar se Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, presidentit të Amerikës, dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner në kohën kur shërbenin në Shtëpinë e Bardhë, me qindra e-maila të tyre i kanë dërguar nga një server të e-mailit të tretë. Raportet thonë se që nga muaji janar e deri më tani, me qindra e-maila janë dërguar nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, mirëpo shumica e tyre nuk janë dërguar nga llogaritë zyrtare dhe personale të Ivanka Trump dhe Jared Kushner, por janë dërguar nga një llogari e tretë në të cilën kanë qasje edhe Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Shumica e këtyre e-mailave i përkasin programit të udhëtimeve të brendshme të familjes Trump, mirëpo në mesin e tyre vërehen edhe çështje zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.