ISIS ekzekuton një ushtar rus
Tetor 06, 2017 12:37 Europe/Tirane
Deputeti i parlamentit rus nga qyteti Rostov njoftoi ekzekutimin e një ushtari rus, i cili u kap nga ISIS në Siri.
Anatoli Kultiarov ka deklaruar se sipas informacioneve të sakta që posedon, ISIS ka ekzekutuar ushtarin rus me emrin Zabaloti Rumen. Disa burime ruse gjithashtu duke cituar nënkryetarin e Komitetit të Dumës së Rusisë, njoftuan se ISIS ka ekzekutuar dy ushtarë rus Zabaloti Rumen dhe Gregori Tesurkan. Ministria ruse e mbrojtjes më herët njoftoi se nuk kishte informacion për kapjen e trupave ruse në Siri.
Tags