Zvicra neutrale ndaj krizës politike në Spanjë
(last modified Fri, 06 Oct 2017 16:25:24 GMT )
Tetor 06, 2017 18:25 Europe/Tirane
  • Zvicra neutrale ndaj krizës politike në Spanjë

Zvicra ka thënë të premten, se ka qenë “në kontakt” me të dyja anët e konfliktit spanjoll, por thekson se ndërmjetësimi formal nuk mund të filloj pa qenë të gatshme të dyja palët.

Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, ka kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtarë pasi rajoni votoi të shtunën për pavarësi nga Spanja. Në një deklaratë, ministria e Jashtme e Zvicrës ka thënë se kërkesa e Katalonisë është çështje e “ politikës së brendshme të Spanjës”. Derisa ky shtet nuk merr ndonjë pozicion, zyrtarët besojnë në "zgjidhje paqësore përmes dialogut”, thuhet në deklaratë. Banka e dytë më e madhe në Katalunjë vendosi të largojë zyrat e saj nga rajoni separatist, mes paqartësisë që rrethon ardhmërinë e tij në vazhdën e referendumit të shkëputjes dhe kundërshtisë së palëkundur të Madridit zyrtar.“Banco de Sabadell” do të zhvendoset në qytetin spanjoll të Alicantes. Vendimi i saj erdhi në kohën kur banka më e madhe e rajonit dhe e treta në vend, “CaixaBank” njoftoi gjithashtu largimin nga Katalunja.

Tags