Francezët e pakënaqur me pavarësinë e Katalonisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60899-francezët_e_pakënaqur_me_pavarësinë_e_katalonisë
Sipas rezultateve të një sondazhi të institutit "Odoxa", shumica e qytetarëve të Francës pavarësinë e Katalonisë e konsiderojnë në dëm të Spanjës dhe të Evropës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2017 11:26 Europe/Tirane
  • Francezët e pakënaqur me pavarësinë e Katalonisë

Sipas rezultateve të një sondazhi të institutit "Odoxa", shumica e qytetarëve të Francës pavarësinë e Katalonisë e konsiderojnë në dëm të Spanjës dhe të Evropës.

Gazeta franceze "Le Figaro" njoftoi se në bazë të rezultateve të sondazhit të kryer nga instituti "Odoxa", 69% e qytetarëve francezë e konsiderojnë të rrezikshëm pavarësinë e Katalonisë për Spanjën, 59% të tyre e konsiderojnë të rrezikshëm për Evropën dhe 54 % e tyre e konsiderojnë të rrezikshëm atë për Francën. Sipas këtij sondazhi, gjithashtu rreth 47% e qytetarëve të Francës kanë deklaruar se rezultati i këtij referendumi nuk duhet të konsiderohet standard për të përcaktuar fatin e rajonit të Katalonisë, sepse ky referendum është i paligjshëm dhe nuk është futur në kornizën e ligjeve të demokracisë dhe është ndaluar pjesëmarrja e kundërshtarëve të pavarësisë së Katalonisë në këtë referendum.