Mariano Rajoy: Referendumi nuk do të ketë rezultat
(last modified Sun, 08 Oct 2017 06:09:19 GMT )
Tetor 08, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Mariano Rajoy: Referendumi nuk do të ketë rezultat

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka deklaruar se referendumi i rajonit të Katalonjës nuk do të ketë asnjë rezultat.

Kjo deklaratë e kryeministrit erdhi pasi dhjetëra mijëra qytetarë spanjollë po zhvillojnë tubime masive kundër pavarësisë së Katalunjës, pas referendumit të së dielës. Demonstruesit janë përkrahës të një Spanje të Bashkuar, pasi sipas tyre nuk duhet të ketë përçarje dhe se Katalonja i përket vetëm Spanjës. Bizneset në rajonin katalanas njoftojnë largimin e tyre për shkak të pasigurisë politike në rajon.  Demonstrata masive pro-unitetit kombëtar të Spanjës, po zhvillohen në kryeqytetin spanjoll pas referendumit të diskutueshëm të së dielës për pavarësinë katalanase. Dhjetëra mijëra spanjollë kanë dalë për të protestuar në Madrid kundër referendumit, ndërsa më herët tubime të tjera janë mbajtur në qytetin katalanas të Barcelonës duke nxitur dialogun politik. Demonstratat janë planifikuar të mbahen edhe në qyetete të tjera. Ndërsa disa demonstrues kanë thënë për mediat se kanë dalë për të kërkuar unitetin e Spanjës, dhe se nuk duan që spanjollët të luftojnë mes njëri-tjetrit. Sipas tyre ka një minoritet separatistësh, por ata besojnë se shumica e katalanasve duan të jenë me Spanjën. Qeveria spanjolle më herët ka kërkuar falje për dhunën që kanë shkaktuar forcat policore për të ndalur referendumin dhe kanë fajësuar qeverinë e Katalonjës për organizimin e një votimi antikushtetues. Qindra njerëz u plagosën gjatë përleshjeve, kur policia spanjolle u përpoq të merrte kutitë e votimit të referendumit katalanas dhe të shpërndante votuesit. Gjithashtu 33 efektivë mbetën të plagosur.

Tags