Gjermania kritikon qëndrimet e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61045-gjermania_kritikon_qëndrimet_e_amerikës_kundrejt_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka kritikuar qëndrimet e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe mundësinë e daljes së këtij vendi nga kjo marrëveshje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2017 03:49 Europe/Tirane
  • Gjermania kritikon qëndrimet e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka kritikuar qëndrimet e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe mundësinë e daljes së këtij vendi nga kjo marrëveshje.

Sigmar Gabriel akuzoi Amerikën se sistemin ligjor dhe juridik po e zëvendëson me sistemin e ligjeve të pyllit dhe tha: Nëse Amerika ndjek këtë rrugë, bota do të ndryshojë dhe kjo është e rrezikshme për të gjithë. Donald Trump kundërshton marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1, që ka nisur të zbatohet prej janarit 2016, në një kohë kur ANEA, KS i OKB dhe vetë kjo Organizatë dhe anëtarët e tjerë të grupit 5+1 kanë konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.