Shpërndahen ndihmat humanitare të Iranit në mesin e myslimanëve të Mianmarit
(last modified Thu, 12 Oct 2017 09:09:15 GMT )
Tetor 12, 2017 11:09 Europe/Tirane
  • Shpërndahen ndihmat humanitare të Iranit në mesin e myslimanëve të Mianmarit

Kontingjenti i parë me ndihma humanitare të Iranit është shpërndarë gjatë dy javëve të fundit në mesin e myslimanëve Rohingia në kampin Hakimpara në kufi të Bangladeshit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sadegh Ibrahimi, përgjegjësi për marrëdhënie publike të qendrës ndërkombëtare për unitet dhe humanizëm, deklaroi se pjesa e parë e ndihmave humanitare është shpërndarë në javën e fundit në kuadër të ndihmave mjekësore dhe shëndetësore për myslimanëve Rohingia. Këto ndihma janë shpërndarë njëkohësisht me praninë e një ekipi mjekësor i përbërë nga dy mjek iranianë dhe dy mjek nga Bangladeshi në kampin Hakimpara. Gjatë këtij misioni janë mjekuar mbi 500 persona në mënyrë humanitare. Pjesa e dytë e ndihmave të kësaj qendre humanitare do të shpërndahen gjatë javës së ardhshme duke siguruar infrastrukturën mjekësore dhe shëndetësore për refugjatët myslimanë Rohingia në kampin Hakimpara.

Tags