Rusia proteston për “vjedhje” të flamujve, SHBA i kundërshton akuzat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61315-rusia_proteston_për_vjedhje_të_flamujve_shba_i_kundërshton_akuzat
Rusia ka protestuar mbrëmë te Shtetet e Bashkuara për, siç pretendon Moska, “vjedhjen” e flamujve nga konsullata e zbrazur në San Francisko, ndërsa kjo akuzë është kundërshtuar menjëherë nga Departamenti amerikan i shtetit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 12, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Rusia proteston për “vjedhje” të flamujve, SHBA i kundërshton akuzat

Rusia ka protestuar mbrëmë te Shtetet e Bashkuara për, siç pretendon Moska, “vjedhjen” e flamujve nga konsullata e zbrazur në San Francisko, ndërsa kjo akuzë është kundërshtuar menjëherë nga Departamenti amerikan i shtetit.

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka shkruar në rrjetin Twitter në gjuhën ruse se flamujt ishin “vjedhur” nga ndërtesa dhe ka vlerësuar se kjo ishte “ngjarja e fundit e turpshme” në serinë e ndëshkimeve reciproke diplomatike ndërmjet dy shteteve gjatë këtij viti. “Ne kërkojmë që autoritetet amerikane t’i kthejnë simbolet tona shtetërore”, theksohet në postim. Departamenti amerikan i shtetit i ka hedhur poshtë pohimet se flamujt janë vjedhur. “Flamujt në ish-kapacitetet konsullare ruse në San Francisko me respekt janë ulur dhe janë depozituar me kujdes brenda secilës ndërtesë”, ka shkruar në imejlat e Departamentit amerikan të shtetit dërguar gazetarëve.