Të shtëna me armë zjarri në Suedi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61361-të_shtëna_me_armë_zjarri_në_suedi
Qyteti jugor i Suedisë, Trelleborg është tronditur mbrëmjen e të enjtes, pasi një person i armatosur ka qëlluar drejt njerëzve në një market.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2017 05:36 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë zjarri në Suedi

Qyteti jugor i Suedisë, Trelleborg është tronditur mbrëmjen e të enjtes, pasi një person i armatosur ka qëlluar drejt njerëzve në një market.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërkohë që supermarketi ishte plot me njerëz. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr nën kontroll situatën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima nga ky sulm. “Jemi njoftuar për të shtëna me armë dhe kemi ardhur menjëherë. Deri tani kemi konstatuar vetëm disa persona të plagosur dhe urojmë të mos ketë pasoja fatale”, tha një zëdhënës i policisë lokale.