Strategjia anti-iraniane e Uashingtonit më në fund publikohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61381-strategjia_anti_iraniane_e_uashingtonit_më_në_fund_publikohet
Shtëpia e Bardhë sot (të premten) pas disa javë polemika mediale, ka publikuar strategjinë e qeverisë së re të Amerikës për tu përballur me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2017 10:54 Europe/Tirane
  • Strategjia anti-iraniane e Uashingtonit më në fund publikohet

Shtëpia e Bardhë sot (të premten) pas disa javë polemika mediale, ka publikuar strategjinë e qeverisë së re të Amerikës për tu përballur me Republikën Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qeveria e Amerikës ka publikuar tekstin e strategjisë “të re dhe të plotë” të saj kundër Iranit me boshte kryesore shtimin e mbikëqyrjes mbi marrëveshjen bërthamore, inspektimin e qendrave ushtarake dhe shtimin e presionit mbi Gardën Revolucionare të Iranit. Thuhet se ky tekst është rezultat i shqyrtimit dhe llogaritjeve 9 mujore të bërë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit dhe ekipit të këshilltarëve të sigurisë që sipas mendimit të Uashingtonit, me qëllim “të ruajtjes së interesave të sigurisë së Amerikës është hartuar në formën më të mirë të mundshme”. Në këtë dokument që të gjitha paragrafët dhe pikat e tij janë hartuar në bazë të pretendimeve të pabaza të Amerikës kundër Iranit, thuhet: “Strategjia e re e Amerikës rreth Iranit është përqendruar në neutralizimin e veprimeve destabilizuese të Teheranit dhe për shtrirjen e ndikimit të këtij vendi, sidomos në mbështetje ndaj terrorizmit dhe paramilitarëve”. Këto pretendime të Amerikës janë bërë në kohën kur Amerika dhe aleatet e saj perëndimorë dhe arabë në bazë të raporteve dhe dëshmive ekzistuese, janë mbështetësit më serioz të formimit dhe forcimit të grupeve terroriste si ISIS, sidomos në Siri. Në strategjinë e re të Amerikës në pjesën përkatëse me marrëveshjen bërthamore, pa paraqitjen e kurrfarë dëshmive, është pretenduar se aktivitetet e Iranit janë në kundërshtim me qëllimet e marrëveshjes dhe Irani synon të përfitojë nga vakumet e krijuara me këtë marrëveshje. Dokumenti i strategjisë së re të Amerikës pretendon: “Fakti se Irani ka deklaruar se nuk do të lejojë inspektimin e qendrave ushtarake të veta, është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore dhe i padurueshëm”. Kjo është në kohën kur ANEA duke konfirmuar se Irani ka zbatuar zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore në tetë raportet e saj zyrtare, ka refuzuar presionet dhe kërkesat e Amerikës për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit duke e konsideruar të panevojshme një gjë të tillë.