61 incidente me armë zjarri në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61395-61_incidente_me_armë_zjarri_në_shba
61 raste të të shtënave me armë zjarri janë raportuar të enjten në Shtetet e Bashkuara ku u vranë 18 vetë dhe u plagosën 30 të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2017 15:47 Europe/Tirane
  • 61 incidente me armë zjarri në SHBA

61 raste të të shtënave me armë zjarri janë raportuar të enjten në Shtetet e Bashkuara ku u vranë 18 vetë dhe u plagosën 30 të tjerë.

Sipas Qendrës së Regjistrimit të incidenteve të Armatosura të SHBA, shumica e këtyre incidenteve ndodhën në shtetet e Floridës dhe Alabamas. Sipas raportit, 83 incidente me armë zjarri u raportuan të mërkurën në shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke rezultuar në 23 vdekje dhe 40 lëndime. Sipas statistikave, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të armëve në krahasim me popullsinë, dhe për çdo 100 banorë, ekzistojnë 90 armë. Për shkak të ndikimit të lobit të armëve në Kongresin e SHBA, qeveria dhe dy partitë kryesore demokratike dhe republikane nuk ndërmarrin hapa për të kufizuar shit-blerjen e armëve të zjarrit në këtë vend.