Sekretari amerikan i thesarit ndjek Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61529-sekretari_amerikan_i_thesarit_ndjek_donald_trump
Sekretari amerikan i thesarit ka ndjekur presidentin amerikan Donald Trump në deklaratat e tij anti-iraniane dhe ka thënë se Irani ka shkelur sanksionet e OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 16, 2017 05:38 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i thesarit ndjek Donald Trump

Sekretari amerikan i thesarit ka ndjekur presidentin amerikan Donald Trump në deklaratat e tij anti-iraniane dhe ka thënë se Irani ka shkelur sanksionet e OKB.

Sipas një njoftim të Fox News, Stiven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit ditën e dielë ka pretenduar se Irani është duke shkelur sanksionet e OKB dhe po del nga marrëveshja bërthamore. Ai përmendi vendimin e presidentit Donald Trump për më shumë sanksione kundër gardës revolucionare Sepah dhe tha se departamenti amerikan i shtetit ka në program të zbatojë këto sanksione. Ditën e premte Donald Trump nuk konfirmoi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shpalli strategjinë e tij të re kundër Iranit, strategji e mbushur me kërcënime kundër gardës revolucionare dhe kundër programit raketor të Iranit. Garda revolucionare e Iranit po përballet me terroristët në Irak dhe Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve.