Bob Krueger kërkon bashkëpunimin e Trump me Evropën lidhur me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61588-bob_krueger_kërkon_bashkëpunimin_e_trump_me_evropën_lidhur_me_iranin
Kreu republikanëve në senatin amerikan i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bashkëpunojë me Evropën lidhur me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2017 05:37 Europe/Tirane
  • Bob Krueger kërkon bashkëpunimin e Trump me Evropën lidhur me Iranin

Kreu republikanëve në senatin amerikan i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bashkëpunojë me Evropën lidhur me Iranin.

Bob Krueger, në një prononcim të tij për mediat ka thënë: Donald Trump lidhur me Iranin duhet të zbatojë një diplomaci të gjerë së bashku me aleatët evropianë. Trump përkundër kërkesave të aleatëve evropianë, ditën e premte nuk konfirmoi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka kërcënuar se do t’i japë fund kësaj marrëveshjeje. Krueger është duke hartuar një plan, përmbajtja e të cilit nuk dihet mirëpo thuhet se në këtë plan do të përcaktohen kushtet e reja të Amerikës për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore.  Mirëpo Irani dhe palët e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje kanë hedhur poshtë çdo mundësi për ri negocimin e marrëveshjes bërthamore. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për marrëveshjen historike bërthamore midis Iranit dhe vendeve të grupit G5 + 1, duke thënë se marrëveshja po funksionon dhe është një pjesë kyçe e përpjekjeve për mospërhapjen e armëve atomike. Ministrat e jashtëm të BE zhvilluan të hënën një takim me dyer të mbyllura në Luksemburg, të kryesuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, për të diskutuar mënyrën më të mirë për të vazhduar marrëveshjen me Iranin. Takimi erdhi tri ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump refuzoi të vërtetonte zyrtarisht se Irani po zbatonte marrëveshjen, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) dhe paralajmëroi se ai mund të anulojë përfundimisht marrëveshjen. Ndërsa Trump nuk e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore, ai i dha Kongresit amerikan 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të vendoste sanksionet ekonomike kundër Teheranit që u hoqën nga marrëveshja.