51 sulme të armatosura në rajone të ndryshme të Amerikës
Tetor 18, 2017 09:06 Europe/Tirane
51 sulme të armatosura janë regjistruar të martën që janë kryer në shtete të ndryshme të Amerikës ku si pasojë janë vrarë 9 persona dhe janë plagosur 34 të tjerë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qendra e statistikave të dhunës së shkaktuar nga përdorimi i armëve në Amerikë të mërkurën ka deklaruar se shumica e këtyre sulmeve të armatosura kanë ndodhur në Nju Jork, Misuri, Kaliforni dhe Florida. Sipas qendrës për regjistrimin e veprimeve të dhunshme nga përdorimi i armëve në Amerikë, në 48 orët e kaluara janë regjistruar 141 sulme të armatosura që si pasojë janë vrarë 39 persona dhe janë plagosur 94 të tjerë.
Tags