Trump pohon se Irani ka zbatuar kuadrin e marrëveshjes bërthamore
Presidenti amerikan ka pohuar dhe pranuar faktin se Irani ka zbatuar kuadrin teknik të marrëveshjes bërthamore.
Donald Trump në një mesazh të tij në Twitter, ka daltuar se Teherani i ka qëndruar korrekt kornizës teknike të marrëveshjes bërthamore. Ai në vazhdim ka përsëritur pretendimet e tij anti-iraniane dhe ka thënë se Irani ka tejkaluar dhe shkelur zotimet e tij jashtë kuadrit teknik të marrëveshjes bërthamore. Ndërkohë John Brennan, ish kreu i CIA-s amerikane i ka cilësuar të padrejta qëndrimet e Donald Trump kundër Iranit dhe ka thënë se edhe Uashingtoni ka pasur përfitime nga kjo marrëveshje. BE dhe shumë vende të botës kanë kritikuar qëndrimet e Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore të Iranit.