12 persona të vrarë nga sulmet e armatosura në Amerikë
Tetor 21, 2017 12:45 Europe/Tirane
Qendra e regjistrimit të dhunës së armatosur në Amerikë ka raportuar për vrasjen e 12 personave gjatë sulmeve të armatosura në rajone të ndryshme të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Qendra e regjistrimit të dhunës së armatosur në Amerikë ditën e shtunë ka deklaruar se në 58 rastet e sulmeve të armatosura që janë shënuar në 24 orët e kaluara në shtete të ndryshme të Amerikës, janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur 35 të tjerë. Sipas raportit të kësaj qendre, shumica e sulmeve të armatosura kanë ndodhur në shtetet Ilinoi, Teksas dhe Virxhinia.
Tags