Arrestohet personi i dyshuar për sulmin me thikë në Munih
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61735-arrestohet_personi_i_dyshuar_për_sulmin_me_thikë_në_munih
Policia gjermane bëri të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar për sulm me thikë, në të cilin sot në mëngjes në Munih u plagosën katër persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2017 14:55 Europe/Tirane
  • Arrestohet personi i dyshuar për sulmin me thikë në Munih

Policia gjermane bëri të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar për sulm me thikë, në të cilin sot në mëngjes në Munih u plagosën katër persona.

“Kemi arrestuar të dyshuarin, por ende nuk e dimë nëse ai është kryerësi”, tha Markus da Gloria Martins, zëdhënës i policisë së Munihut. Sipas informacioneve të policisë, askush nga të plagosurit nuk ka pësuar plagë të rrezikshme për jetën. Më herët policia e Munihut iu bëri thirrje banorëve të rajonit Rosenheimer Platza të mos dalin jashtë, pas incidentit që ndodhi sot në mëngjes, meqë sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Përmes profilit në Twitter policia ka njoftuar për angazhimin në kërkim të autorit të sulmit. Sulmuesi është përshkruar si një burrë i moshës rreth 40 vjeçare, me një biçikletë të zezë, pantallona ngjyrë gri dhe xhaketë të gjelbër.