Trump vendos të hapë dosjen e vrasjes së John F. Kennedy
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61737-trump_vendos_të_hapë_dosjen_e_vrasjes_së_john_f._kennedy
Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se do të lejojë hapjen e dokumenteve të klasifikuara lidhur me vrasjen e ish-Presidentit John F. Kennedy në nëntor 1963.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 21, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Trump vendos të hapë dosjen e vrasjes së John F. Kennedy

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se do të lejojë hapjen e dokumenteve të klasifikuara lidhur me vrasjen e ish-Presidentit John F. Kennedy në nëntor 1963.

"Në varësi të marrjes së informatave të mëtejshme, unë si President, do të lejoj që të hapen dosjet e klasifikuara si tepër sekrete për një kohë të gjatë të vrasjes së John F. Kennedy “,tha Trump. Më shumë se 3,000 dokumente që lidhen me vrasjen e John F. Kennedy janë planifikuar të bëhen publike javën e ardhshme nga Arkivat Kombëtare të SHBA. Megjithatë, revista Politico njoftoi të premten se administrata Trump dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë do të bllokonin lëshimin e informacionit specifik lidhur me vrasjen e Kennedy.Megjithëse kanë kaluar shumë vite nga vrasja e  John F. Kennedy, ende ka shumë paqartësi lidhur me vrasjen e tij.