Kritika ndaj politikave izoluese të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61803-kritika_ndaj_politikave_izoluese_të_trump
Marrëveshja e Iranit iu shtua një liste të gjatë marrëveshjesh dhe organizatash ndërkombëtare prej të cilave është tërhequr Uashingtoni apo kërcënon të tërhiqet, duke filluar nga Partneriteti Trans-Paqësor (Trans Pacific Partnership Agreement {TPPA}), Marrëveshja e Parisit për Klimën (Paris Climate Agreement), Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Amerikën e Veriut (North American Free Trade Agreement {NAFTA}), dhe së fundi,
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 23, 2017 14:52 Europe/Tirane
  • Kritika ndaj politikave izoluese të Trump

Marrëveshja e Iranit iu shtua një liste të gjatë marrëveshjesh dhe organizatash ndërkombëtare prej të cilave është tërhequr Uashingtoni apo kërcënon të tërhiqet, duke filluar nga Partneriteti Trans-Paqësor (Trans Pacific Partnership Agreement {TPPA}), Marrëveshja e Parisit për Klimën (Paris Climate Agreement), Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Amerikën e Veriut (North American Free Trade Agreement {NAFTA}), dhe së fundi,

nga UNESCO. Qëndrimi i Trumpit rreth Iranit, duke marrë shkas nga slogani "Amerika e para" (America First), kërcënon Amerikën me izolim ndaj botës dhe me dobësim të kredibilitetit të saj, pasi ai përfaqëson një sulm të ri mbi bashkëpunimin shumëpalësh.Deri më tani, vëzhguesit kanë hasur vështirësi për të identifikuar pikat kryesore të diplomacisë së presidentit amerikan për shkak të mungesës së harmonisë apo të hendekut mes retorikës së tij të zjarrtë dhe veprimeve të tij. Por fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, i cili u përqendrua në idenë e "sovranitetit" si dhe vendimi i tij të premten për të tërhequr miratimin për angazhimin e Iranit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, zbatimit të së cilës i përmbahen të gjithë superfuqitë e tjera që e kanë nënshkruar atë, siç duket pohojnë një tendencë që është formësuar që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë në janar. "Politika e jashtme e Trumpit ka gjetur një moto për veten e saj: doktrina e regresit", ka thënë Richard Haass, president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.Ndihmës këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e Barack Obamas, Ben Rhodes tha: "Trump ka vënë në pikëpyetje edhe një herë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare", duke folur për "shkeljen e një marrëveshjeje historike" të lidhur në vitin 2015 me qëllim parandalimin e Teheranit për të përvetësuar armë bërthamore. "Vende të tjera nuk do të duan të lidhin marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, pasi do të mendojnë se ne nuk do t'i përmbahemi fjalës tonë", tha ai. Edhe pse miliarderi Trump nuk ka shkoi aq larg sa të griste marrëveshjen siç kishte premtuar, kryenegociatorja amerikane për marrëveshjen, Wendy Sherman ka paralajmëruar se tërheqja e miratimit të tij dhe kërcënimi për ndërprerjen e funksionimit të saj në çdo kohë, "do të shkaktojë dobësimin dhe izolimin" e Uashingtonit, si dhe marrëdhëniet e tij me evropianët dhe nga ana tjetër, forcimin e pozitës së Iranit, Rusisë dhe Kinës.Shumë vëzhgues kanë shprehur shqetësime për pasojat e këtij qëndrimi në krizën e madhe aktuale ndërkombëtare, e cila konsiston në ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. Robert Einhorn i "Institutit Brookings" tha se, për të ardhur në tryezën e bisedimeve, Pheniani "duhet të jetë i bindur se Amerika është e gatshme për të përmbushur detyrimet e saj", por kërcënimi për braktisjen e marrëveshjes me Iranin e minon një mundësi të tillë, duke pasur parasysh se përballë Koresë së Veriut, administrata amerikane ka miratuar një politikë që kalon përmes bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara për të ushtruar presion mbi regjimin e Kim Jong-unit.Gjithashtu, Einhorn thotë: "Por cicërimat (tweet-et) e Trumpit mëngjeseve, të cilat e kërcënojnë Phenianin me zemërim e zjarr, shkaktojnë konfuzion tek koreano-veriorët dhe amerikanët, si dhe tek aleatët e tyre evropianë e aziatikë." "Duket se Trump mendon se fuqia ushtarake dhe ekonomike e Shteteve të Bashkuara është e mjaftueshme që t'i shtyjë ato për të bërë çfarë të dojë dhe kur të dojë (...), por ajo që ai nuk kupton është se Amerika është në kulmin e fuqisë së saj kur manovron për të ruajtur harmoninë ndërkombëtare", tha Barbara Slavin e Qendrës së Këshillit të Atlantikut (Atlantic Counsil Center). Në qëndrimin e Trumpit, të mirëpritur nga dy armiqtë e përbetuar të Iranit - Arabia Saudite dhe Izraeli - gjejnë interes vetëm kundërshtarët e marrëveshjes iraniane. Po ashtu, ky qëndrim ka gjetur jehonë në qendrat kërkimore konservatore dhe, me disa rezerva, në mesin e disa ligjvënësve republikanë.