Një tjetër referendum për Brexit-in?
(last modified Mon, 23 Oct 2017 17:28:25 GMT )
Tetor 23, 2017 19:28 Europe/Tirane
  • Një tjetër referendum për Brexit-in?

Kryebashkiaku i Londrës njoftoi mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë në rast të një refuzimi të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Sipas gazetës britanike Guardian, kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan, tha se nëse parlamenti britanik nuk e miraton Brexit-in, ka të ngjarë që do të ketë një referendum të dytë. Sadik Khan shtoi se nuk do të ishte e mundur që qeveria të arrinte një konsensus për Brexit-in, por parlamenti t’a refuzonte atë, sepse kështu të gjitha punët do të paralizoheshin. Kryebashkiaku i Londrës paralajmëroi se nëse qeveria britanike nuk planifikon një periudhë tranzicioni pas Brexit-it, bankat kryesore evropiane do të largohen nga Britania e Madhe. Bisedimet dypalëshe filluan në mars të vitit 2017 midis Londrës dhe Brukselit, por deri më tani, pavarësisht pesë raunde negociatash, pak përparim është bërë dhe të dy palët nuk po bien dakord mbi një numër çështjesh, duke përfshirë edhe të ardhmen e marrëdhënieve tregtare. Kryeministrja britanike Teresa May, kohët e fundit tha se Londra do të jetë gati për Brexit-in edhe pa një marrëveshje me BE-në.

 

Tags