Kongresi i Amerikës miraton sanksione kundër Hezbullahut të Libanit
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka miratuar me unanimitet paketën e re të sanksioneve ndaj personave dhe qeverive që mbështesin financiarisht dhe ushtarakisht Rezistencën Islamike të Libanit "Hezbollah".
Paketa e sanksioneve ka përfshirë tre projektligje të veçanta, të cilat kanë marrë mbështetjen e të gjithë përfaqësuesve të pranishëm në seancë. Projektligji 3329 ka hapur rrugën për përfshirjen në listën e sanksioneve qeveritë dhe personat që mbështesin financiarisht dhe ushtarakisht Hezbollahun. Projektligji 3342 është miratuar në Kongresin e Amerikës me këtë pretendim se Hezbullahu i Libanit përdor civilët si "mburojë njerëzore" në disa rajone. Ndërkaq, përmes projektligjit 359 i bëhet thirrje Bashkimit Evropian (BE) që Hezbollahu të njihet si organizatë terroriste.