Dy vendime të njëkohshme dhe diametralisht të kundërta në Spanjë
(last modified Fri, 27 Oct 2017 16:56:46 GMT )
Tetor 27, 2017 18:56 Europe/Tirane
  • Dy vendime të njëkohshme dhe diametralisht të kundërta në Spanjë

Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën. 40 minuta pasi Parlamenti i Katalunjës ka votuar pro deklaratë së Pavarësisë duke shpallur kështu shkëputjen nga Spanja, Senati spanjoll ka miratuar kontrollin direkt mbi Katalunjën. Senati spanjoll ka aktivizuar për herë të parë nenin 155 në Kushtetutën spanjolle, e cila i jep fuqi të plotë qeverisë së Spanjës mbi rajonin e Katalunjës, duke shfuqizuar kështu autoritetet lokale. Ky akt i jep të drejtën Madridit që të pushojë nga çdo institucion liderët katalanas, duke marrë kontrollin e financave, policisë dhe medias publike në rajon. Pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Parlamentit të Katalunjës, kryeministri Rajoy i ka kërkuar spanjollëve të ruajnë qetësinë.

 

Tags