Gjermania ndal shitjen e tankeve Turqisë
Në vazhdën e tensioneve midis Berlinit dhe Ankarasë, fabrika Rheinmetal, konsorciumi më i madh ushtarak gjerman, planifikon të ndalë shitjen e tankeve në Turqi.
Siç njofton agjencia e lajmeve DPA, Armin Papreger, drejtori i fabrikës së Rheinmetal tha se nuk ka progres në shumë projekte të përbashkëta me Turqinë dhe duket se të dy palët hezitojnë të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Ai shtoi se kontrata për projektin e tankeve Altay, me vlerë 7 miliardë euro, ishte planifikuar të fillonte zyrtarisht në fillim të vitit 2018, por pas zhvillimeve aktuale, është e paqartë se çfarë do të jetë e ardhmja e kësaj kontrate dhe është e mundur që marrja e licencës për një veprim të tillë do të ishte shumë e vështirë. Tensioni në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë u shtua pas arrestimit të një numri të shtetasve gjermanë në Turqi, të akuzuar për përfshirje në grushtshtetin e dështuar në Turqi.