Mbi 1 milion firma për shkarkimin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62038-mbi_1_milion_firma_për_shkarkimin_e_trump
Miliarderi dhe mbështetësi demokrat Tom Steyer ka mbledhur më shumë se një milion firma për të shkarkuar Presidentin e SHBA Donald Trump, vetëm dhjetë ditë që prej fillimit të fushatës, tregon një raport.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 31, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Mbi 1 milion firma për shkarkimin e Trump

Miliarderi dhe mbështetësi demokrat Tom Steyer ka mbledhur më shumë se një milion firma për të shkarkuar Presidentin e SHBA Donald Trump, vetëm dhjetë ditë që prej fillimit të fushatës, tregon një raport.

Sipas raportit të publikuar në Axiod të martën, Steyer ka promovuar fushatën përmes reklamave dhe letrave dërguar ligjvënësve, dhe peticioni është nënshkruar nga 1.119.720 persona. Steyer filloi iniciativën "Need To Impeach" më 20 tetor me një reklamë duke u bërë thirrje amerikanëve të ushtrojnë presion mbi anëtarët e tyre të Kongresit për të shkarkuar presidentin Trump. "Ai na solli në prag të luftës bërthamore, pengoi drejtësinë në FBI dhe në shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës, mori para nga qeveritë e huaja dhe kërcënoi të mbyllë organizatat e lajmeve që raportojnë të vërtetën", tha Tom Steyer në fushatën e tij. Një shumicë votash në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA është e nevojshme për të shkarkuar një president, çka do të çonte në një gjykim në Senat, ku një shumicë prej dy të tretash është thelbësore për shkarkimin përfundimtar.