Amano hedh poshtë kritikat ndaj aktivitetit atomik të Iranit
(last modified Wed, 08 Nov 2017 13:01:29 GMT )
Nëntor 08, 2017 14:01 Europe/Tirane
  • Amano hedh poshtë kritikat ndaj aktivitetit atomik të Iranit

Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka hedhur poshtë kritikat në lidhje me aktivitetet e mundshme të ndaluara të Iranit në objektet ushtarake të tij në të cilat inspektorët e ANEA nuk kanë qasje për inspektim.

Gazeta "Washington Post" duke cituar Jokia Amano, drejtorin e përgjithshëm të ANEA, ka shkruar: "Irani nuk ka krijuar kurrfarë pengesa për inspektorët e ANEA-së. Marrëveshja bërthamore e Iranit ka dyfishuar sasinë e punës së ANEA në vitin e kaluar dhe inspektorët e ANEA kishin nevojë për më shumë se 3000 ditë punë dhe kjo është më shumë se në çdo vend tjetër. Kamerat e ANEA për çdo ditë paraqesin 1000 filmime; inspektorët kanë vendosur blomba në mbi 2000 aparate në mënyrë që të ndërpritet aktiviteti i tyre. Të dhënat e mbledhura esencialisht tetë herë tregojnë vendimmarrjen e suksesshme të ANEA në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit". Vlen të theksohet se Amano para kësaj gjithashtu ka theksuar se Irani ka respektuar zotimet e veta në fushën e programit atomik dhe ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me Grupin 5+1.

Tags