Presidenti gjerman kritikon Turqinë
Presidenti gjerman e quajti “një skandal” vendimin e qeverisë së Turqisë për arrestimin e shtetasve gjermanë në Turqi.
Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, në një intervistë me gazetën gjermane Die Velt, kritikoi arrestimin afatgjatë të gazetarëve dhe shtetasve të tjerë gjermanë në Turqi, duke e quajtur këtë veprim ”një skandal” dhe “një njollë turpi për qeverinë turke”. Ai theksoi se qeveria gjermane do të vazhdojë përpjekjet për lirimin e të gjithë shtetasve gjermanë të arrestuar në Turqi dhe shtoi se derisa të mos lirohen të gjithë këta shtetas gjermanë, nuk do të ketë përmirësim të marrëdhënieve Ankara-Berlin. Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara që nga grushti i dështuar i shtetit në Turqi në korrik 2016. Ankaraja e akuzon Gjermaninë për strehimin e terroristëve të PKK dhe të autorëve të grushtit të shtetit në Turqi.