Mugabe jep dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62771-mugabe_jep_dorëheqjen
Robert Mugabe ka thënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Zimbabvesë, duke i dhënë fund sundimit 37-vjeçar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 21, 2017 18:24 Europe/Tirane
  • Mugabe jep dorëheqjen

Robert Mugabe ka thënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Zimbabvesë, duke i dhënë fund sundimit 37-vjeçar.

Dorëheqja vjen pasi Parlamenti i këtij vendi filloi procedurat e mocionit të mosbesimit kundër këtij lideri. Përmes një letre dërguar Parlamentit, Mugabe thotë se ka vendosur të lërë postin dhe këtë e ka bërë vullnetarisht. Mugabe refuzoi që të dorëhiqej ditët e shkuara pavarësisht se ushtria mori kontrollin e vendit dhe me mijëra njerëz në rrugë kërkonin largimin e tij. Fundi i Mugabes erdhi kur ai shkarkoi zëvendësin e tij duke i hapur rrugën drejt pushtetit bashkëshortes Grace Mugabe, por askush në Zimbabve nuk pranoi trashëgimin e shtetit. Robert Mugabe drejton Zimbabven që prej 1980-ën kur vendi mori Pavarësinë nga Britania.