Shpërthim afër zonës ku është zhdukur nëndetësja e Argjentinës
Flota argjentinase ka raportuar për një shpërthim të regjistruar afër vendit kur është zhdukur nëndetësja me 44 anëtarë në ekuipazh.
Një “gjarje jonormale, e shkurtër, jobërthamore” është regjistruar në jug të Atlantikut, tha një zëdhënës.
Informata erdhi nga një bazë vëzhguese bërthamore austriake, tha Capt Balbi. Në atë zonë është raportuar për zhurma të mëdha. Nëndetësja, ARA San Juan, është zhdukur të mërkurën, ndërsa dhjetëra shtete, përfshirë, Rusinë dhe SHBA-në kanë dërguar ndihmë. Shpresat për gjetjen e anëtarëve të ekuipazhit të gjallë janë zbehur më 22 nëntor, kur zyrtarët kanë thënë se nëndetësja ARA San Juan, e cila është zhdukur më 15 nëntor, ka pasur oksigjen të mjaftueshëm për ekuipazhin në bord vetëm për shtatë ditë.