Emri i Trump figuron edhe në dokumentet fiskale të Panamasë
E përjavshmja “Newsweek” në një raport të saj ka shkruar se emri i presidentit të Amerikës figuron në dokumentet e Panamasë për ikje nga pagimi i taksave.
Faqja internetive e “Newsweek” ka raportuar se rasti i parë i zbuluar ku figuron emri i Donald Trump, presidentit të Amerikës në dokumentet e Panamasë i përket çështjes së shitjes së një apartamenti në kullën “Trump Palace” në New York. Sipas këtij raporti, një kompani nga Panama e cila në vitin 1991 e kishte blerë një apartament në pallatin “Trump Palace”, e kishte shitur atë tre vite më pas me ndërmjetësimin e kompanisë së Trump”. Dokumentet e Panamasë tregojnë se gjatë kësaj shitblerje është ikur nga pagimi i tatimeve. Dokumentet e Panamasë për herë të parë janë zbuluar në muajin Maj të vitit 2016 nga një konsersion ndërkombëtar i gazetarëve hulumtues.