Në Gjermani kryhet një sulm me makinë ndaj kalimtarëve
Nëntor 27, 2017 12:17 Europe/Tirane
Sipas raportit të policisë së Gjermanisë, një shofer gjerman i cili nuk ndodhej në gjendje normale, ka hyrë me makinë në trotuar dhe ka lënduar gjashtë persona.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Policia e Gjermanisë duke mos publikuar më shumë detaje, në një mesazh në Twitter, ka shkruar se ekziston mundësia që ky shofer të ketë ardhur nga Siria. Mirëpo një deklaratë që u publikua më vonë nuk ka përsëritur këtë fjali. Në këtë ngjarje janë lënduar rëndë katër persona dhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Aktualisht pesë të lënduarit e kësaj ngjarje janë liruar nga spitali.
Tags