Investim 20 milionë dollarë për interpelancë të Donald Trump
Faqja e CNN në internet sot ka bërë të ditur një investim 20 milionë dollarë të milioneri demokrat përkrahës të ambientalizmit për thirrjen në interpelancë të Donald Trump, veprim ky që është kundërshtuar nga liderët demokratë të Kongresit dhe është kritikuar nga Donald Trump.
CNN në raportin e tij ka shkruar se Tom Staier i cili në zgjedhjet e kaluara ka ndihmuar me 160 milionë dollarë demokratët dhe është një prej kundërshtarëve të ashpër të Donald Trump, personalisht ka shpenzuar 20 milionë dollarë për fushatën për thirrjen në interpelancë të Donald Trump duke hapur edhe një faqe të internetit me adresën “NeedToImpeach.com”. Ai në një intervistë për CNN e ka quajtur Trumpin kërcënim urgjent për popullin e Amerikës dhe ka thënë: “Ulja dhe mosveprimi, është gabim i madh dhe qytetarët dëshirojnë që ky njeri të thirret në interpelancë”. Megjithëkëtë, disa liderë demokratë në Kongres kanë kundërshtuar thirrjen e Trump në interpelancë në kushtet aktuale.