Kryebashkiaku gjerman sulmohet me thikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63195-kryebashkiaku_gjerman_sulmohet_me_thikë
Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë i ka mbijetuar sulmit me thikë, i cili besohet se është kryer për shkak të politikave të tij liberale ndaj migrimit. Andreas Hollstein, kryebashkiak i Altenas, është therur në qafë në një dyqan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2017 12:27 Europe/Tirane
  • Kryebashkiaku gjerman sulmohet me thikë

Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë i ka mbijetuar sulmit me thikë, i cili besohet se është kryer për shkak të politikave të tij liberale ndaj migrimit. Andreas Hollstein, kryebashkiak i Altenas, është therur në qafë në një dyqan.

Qyteti në Nordrajn Vestfalen ka pranuar refugjatë më shumë se kuota që i është përcaktuar. Autoritetet e sigurisë besojnë se prapa sulmit ka motive politike”, tha kryeministri i Nordrajn Vestfalen, Armin Laschet. Kryebashkiaku është në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel. Dëshmitarë të cituar nga mediat gjermane kanë thënë se sulmuesi – tani në paraburgim – ka kritikuar politikat e tij gjatë sulmit të së hënës mbrëma. Në një postim në Twitter, Merkel e ka dënuar sulmin. Jam e zemëruar nga sulmi me thikë kundër kryebashkiakut Andreas Hollstein, por ndjehem e lehtësuar që ai është në gjendje të kthehet te familja e tij. Faleminderit edhe atyre që e kanë ndihmuar”, ka thënë Merkel.