Erdogan: Këtë javë do të diskutojë me Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63219-erdogan_këtë_javë_do_të_diskutojë_me_trump
Presidenti i Turqisë ka deklaruar se do të bisedojë me presidentin e SHBA këtë javë rreth ndalimit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për disa grupe siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2017 17:22 Europe/Tirane
  • Erdogan: Këtë javë do të diskutojë me Trump

Presidenti i Turqisë ka deklaruar se do të bisedojë me presidentin e SHBA këtë javë rreth ndalimit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për disa grupe siriane.

Sipas Reuters, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një fjalim të martën se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump fundjavën e kaluar: "Pas një kohe të gjatë, kjo ishte hera e parë që diskutuam së bashku", tha Erdogan. Ai gjithashtu njoftoi synimin e tij për të zhvilluar një bisedë tjetër me Trump këtë javë. Sipas Erdogan, Këshilli Turk i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë në takimin e sotëm një deklaratë të Pentagonit për ndalimin e transferimit të armëve për kurdët sirianë.