Trump në anë të divergjencës botërore
Ministri i jashtëm i Rusisë deklaron se marrëveshja bërthamore, si një shembull i bashkëpunimit shumëpalësh, rrezikon të anulohet. Në rast se ky shembull eliminohet dhe dështon përfundimisht, kjo do të thoshte dështim i diplomacisë në botë.
Deklarata e ministrit të jashtëm të Rusisë bëhet në kohën kur Donald Trump, president i Amerikës më herët ka deklaruar se marrëveshja bërthamore ka mangësi dhe ajo ka nevojë të plotësohet. Të tilla deklarata dhe pretekste të nxjerra nga pala amerikane kanë për qëllim që të mbulojnë shkeljet që Amerika ka bërë në rrjedhën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Në këto kushte Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, ka deklaruar se marrëveshja bërthamore nuk është më qendra e presionit të politikave të shtëpisë së bardhë kundrejt Iranit dhe për këtë Amerika u ka kërkuar evropianëve që të ndjekin Amerikën në procesin e përballjes me Iranin. Deklarata e sekretarit amerikan të shtetit është bërë vetëm pak para vizitës së një delegacioni evropian në Uashington ku pritet të diskutohet lidhur me vazhdimin e marrëveshjes bërthamore. Kanali CNN në një raport të tij ka thënë se për shkak të lajmeve mbi vizitën e delegacionit evropian në Uashington, janë shtuar akoma më shumë shqetësimet mbi dështimin e marrëveshjes bërthamore. Nga ana tjetër autoritetet iraniane shumë herë u kanë kërkuar vendeve evropiane që të mbajnë qëndrime ndaj shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës. Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë televizive ka deklaruar se marrëveshja bërthamore nuk është e mjaftueshme pasi bankat iraniane kanë nevojë për një ndryshim të madh dhe ato duhet të arrijnë të bashkëpunojnë me bankat evropiane. Rezultati i këtyre deklaratave tregon se e ardhmja e marrëveshjes bërthamore është e turbullt dhe ekziston frika se me vazhdimin e presioneve të Amerikës ndaj Evropës, marrëveshja bërthamore mund të anulohet. Ky është parashikimi i bërë nga Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë i cili anulimin e marrëveshjes bërthamore e ka quajtur eliminim të shembullit të bashkëpunimit shumëpalësh. Pas Luftës së Dytë botërore, Evropa politikat e saj i ka koordinuar dhe përputhur me Uashingtonin dhe në praktikë ajo nuk ka mundur të ruajë pavarësinë e saj. Në rast se ky koordinim do të vazhdojë edhe në çështjen e marrëveshjes bërthamore, atëherë kjo marrëveshje do të arkivohet dhe padyshim faktori kryesor i dështimit në këtë fushë dhe i mungesës së shpresës për bashkëpunime ndërkombëtare, do të jetë Donald Trump. Presidenti amerikan që nga koha e zbulimit të qëndrimeve dhe politikave të reja të tij kundër Iranit, u ka bërë presione partnerëve perëndimorë dhe lindorë që ata të heqin dorë dhe të refuzojnë marrëveshjen bërthamore. Sabotimet amerikane në marrëveshjen bërthamore kanë nisur që në qeverinë e mëparshme. Mirëpo ato janë shtuar edhe më shumë gjatë administratës së Donald Trump i cili tani marrëveshjen bërthamore e ka çuar në një fazë ku anëtarët e grupit 5+1 po flasin mbi mundësinë e anulimit dhe dështimit të kësaj marrëveshjeje. Sigurisht që pas përfundimit të marrëveshjes bërthamore, Irani ka mundësi të vazhdojë bashkëpunimin dhe të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe me vende si Kina dhe Rusia. Mirëpo rezultati i marrëveshjes bërthamore do të jetë se amerikanëve kurrë nuk mund tu besohet pasi qeveritarë amerikanë shumë shpejt shkelin dhe sabotojnë angazhimet dhe zotimet e tyre. Donald Trump me largimin e Amerikës nga traktati i ambientit të Parisit dhe me largimin nga disa marrëveshje dhe traktate ndërkombëtare dhe rajonale, ka treguar se Amerika në asnjë mënyrë nuk zbaton normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe me anulimin e marrëveshjes bërthamore edhe një herë do të shfaqet fytyra e vërtetë e Amerikës në arenën ndërkombëtare gjë e cila do të errësojë edhe më shumë perspektivën e bashkëpunimeve shumëpalëshe botërore.